Prizren, policia ndalon 15 migrantë nga Siria, Somalia, Eritrea e Egjipti
27 tetor 2023
| 11:11
Policia ka ndaluar 15 migrantë në Vërmicë, të cilët dyshohen se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria.
Ata janë nga Siria, Somalia, Eritera dhe Egjipti, transmeton Telegrafi.
“Njësia policore ka ndaluar 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, 3 nga Eritrea dhe 1 nga Egjipti, të cilët kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë”, bëhet e me dije në njoftimin për medie.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.