![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0597.jpeg)
Prizreni “çohet në këmbë” për Bedri Hamzën: Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë
06 shkurt 2025
| 19:39
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me afër 2 mijë qytetarë në sheshin “Shatërvan” në Prizren.
Hamza ka thënë se edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja dhe mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë.
Ai ka thënë se do të jetë kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës.
“Mikpritje e ngrohtë në qytetin e bukur të Prizrenit.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë. Mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë.
Besoni në këtë. Kontribuoni për këtë. Votoni për numrin 131.
Unë do të jem kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës! #PDK131”, ka thënë Hamza.