Prizreni do të jetë pjesë e projekteve zhvillimore

16 tetor 2018 | 14:04

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune të martën kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Gjatë këtij takimi, Lluka ka siguruar Haskukën se Prizreni do të jetë pjesë e projekteve strategjike zhvillimore të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.

Lluka dhe Haskuka kanë diskutuar edhe për projektet që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet për qytetarët siç janë ai për trajtimin e mbeturinave, përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes, trajtimin e ujërave të zeza, ngrohtoren e qytetit, Parkun e Biznesit dhe parkun për inovacion dhe trajnime.

“Ne po punojmë intensivisht që të mbulojmë me ngrohtore qendrore qytetin e Prizrenit. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në komunën tuaj, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët e Prizrenit. Kemi në fokus përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komunës suaj si dhe realizimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Lluka.

Ndërsa kryetari Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kërkuar mbështetje nga ministri Lluka për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit. “Për komunën tonë është jetike funksionalizimi i projekt për krijimin e Parkut të Biznesit, i cili ende nuk është finalizuar si shkak i procedurave administrative”, ka thënë Haskuka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nëntëmujorin janar - shtator 2018, Drejtoria e Administratës së…