Prizreni i jep mbështetje AKR-së, thotë Islam Pacolli
Aleanca Kosova e Re ka shpalosur programin qeverisës dhe ka prezantuar kandidatët për deputet në qytetin e Prizrenit.
Kandidati për deputet dhe anëtari i kryesisë qendrore të AKR-së, Islam Pacolli, ka thënë se prizrenasit sot kanë konfirmuar se janë pro ndryshimit më 6 tetor. Pacolli është shprehur i kënaqur se vizioni i subjektit që ai e përfaqëson po mirëpritet në gjithë Kosovën.
“Në Prizrenin e bukur, në një tubim madhështor, ftuam qytetarët që ata të bëjnë ndryshimin me 6 tetor. Programi dhe vizioni i AKR-së, po priten jashtëzakonisht mirë në tërë Kosovën, dhe është i vetmi i cili mund ta dërgojë Kosovën përpara! Prandaj, vota e juaj me 6 tetor, për AKR-në, është votë e ndryshimeve të mëdha që na presin!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/