Prizreni me përkrahje madhështore për Aleancën
03 dhjetor 2024
| 23:32
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e kësaj partie në Prizren, ku u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se Prizreni përcolli mesazhin me përkrahje madhështore për AAK-në.
“Energji fituese nga një ekip i ri me plot entuziazëm që kishte mbështetjën e plotë të themeluesëve të Aleancës”.
“Përpara e të bashkuar drejt qëllimeve të mëdha!”, ka shkruar Tahiri.