Prizreni nderon dëshmorët në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit
03 shtator 2019
| 11:19
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, së bashku me përfaqësuesit nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, zyrtarë komunalë, veteranë të luftës dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në Hoçë të Qytetit, Jeshkovë dhe Malësi të Vërrinit, për t’i nderuar dëshmorët dhe martirët e rënë me rastin e 21-vjetorit të Epopesë së Vërrinit.
Me këtë rast, nënkryetari Memaj ka thënë se është obligim i të gjithëve që të kujtohen dhe të nderohen çdoherë ata që dhanë jetën për liri, derisa kontributi dhe sakrifica e tyre duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja në mënyrë që të ndërtohet një shtet sa më i fuqishëm.
/Epoka e re/