Prizreni nis fazën e parë të dezinsektimit

28 qershor 2019 | 14:52

Në kuadër të shërbimeve për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim të qytetit, që është duke u zhvilluar nën menaxhimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka filluar faza e parë e dezinsektimit në Prizren.

Të pranishëm gjatë këtij aksioni ishin kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani.

Dezinsektimi ka për qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik i qytetarëve duke bërë pengimin e përhapjes së sëmundjeve që barten nga këto grupe.

Shërbimi për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim po realizohet qe një javë duke filluar nga 21 qershori, ku janë trajtuar të gjitha zonat e parashikuara sipas planit dinamik për kryerjen e këtyre shërbimeve.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar të premten vazhdimin edhe për…