Prizreni organizon festivalin më të madh të çiklizmit në Kosovë
Bike Fest Prizren, festivali më i madh i çiklizmit në Kosovë, do të mbahet këtë fundjavë nga data 21 deri më 23 qershor në qytetin e Prizrenit.
Ky festival synon të promovojë çiklizmin si një kulturë dhe mënyrë jetese të shëndetshme, të nxisë sportin dhe rekreacionin dhe të ofrojë argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.
Ngjarja do të fillojë me hapjen e festivalit më 23 qershor, e cila do të shoqërohet me një turi simbolik me biçikleta nën moton “Pedalo me pasion, festo me Bikefest” nga Sheshin e Dëshmorëve duke filluar nga ora 12.00 ku ftohen të marrin pjesë të rinjtë, të moshuarit, fëmijët, gratë dhe burrat për të shijuar një tur të këndshëm përreth unazës së qytetit.
Në kuadër të festivalit aktivitetet kryesore përfshijnë: Ligjërata nga profesionistet për shëndetin fizik dhe ushqimin e duhur për sportistët.
Konferenc nga Kryetari i Federatës se Çiklizmit te Kosovës për zhvillimet te fundit ne fushën e çiklizmit ne Kosovë. Gara “XC Pashaqeshme Prizren”: Një garë sfiduese çiklizmi me distancë 18.75 km mes natyrës dhe trashëgimisë kulturore të Prizrenit. Pjesëmarrësit do të kalojnë përmes peizazheve të bukura dhe rrugëve malore që përfundojnë në Sheshin e Dëshmorëve.
Bike Fest Prizren 2024 është mbështetur nga Komuna e Prizrenit dhe sponsorë të tjerë të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti.