Prizreni projekte të përbashkëta me komunat e Shqipërisë
23 janar 2018
| 12:00
Ambasadori i Shqipërisë, në Kosovë, Qemal Minxhozi ka vizituar komunën e Prizrenit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka.
Gjatë këtij takimi të Minxhozi e Haskuka janë pajtuar për projekte kulturore dhe organizime të përbashkëta duke marrë parasysh që sivjet është 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Poashtu, ata janë pajtuar se Prizreni mund të jetë komuna ku mund të bëjmë takime të përbashkëta ndërmjet komunave të Prizrenit, Gjakovës, Tetovës, Kukësit, Tropojës dhe Hasit, për të zhvilluar projekte të përbashkëta zhvillimore