Prizreni shton hapësirat gjelbëruese
07 qershor 2019
| 15:28
Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht Sektori i Mjedisit vazhdon me realizimin e aktiviteteve të ndryshme për nder të Ditës Botërore të Mjedisit. Në këtë kuadër, me intensitet të lartë po zhvillohen punimet për mbjelljen e fidanëve drunore, ku tanimë edhe qendra sportive “Sezai Surroi” do të ketë një pamje më të gjelbër.
Komuna e Prizrenit do t’i vazhdojë punimet për rregullimin dhe krijimin e hapësirave gjelbëruese, ndërkaq të premten në parkun e qytetit është organizuar edhe një aktivitet solemn, ku pos tjerash janë shpallur fituesit e ballkonit më të bukur me lule, kopshtit më të rregulluar, rrugës më ekologjike dhe lagjes më të pastër.
/Epoka e re/