Prizrenin, nis ndërtimi i shtigjeve për biçikleta në Vlashnje
Komuna e Prizrenit ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje, ku po hapet tereni dhe traseja e nevojshme për rrugën e çiklistëve dhe këmbësorëve.
Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj është shprehur se ky projekt që ka për qëllim promovimin e shëndetit dhe çiklizmit malor, do të krijojë një mjedis më të përshtatshëm për ata që e përdorin biçikletën si mjet transporti dhe rekreacioni.
“Përveç në ruajtjen e mjedisit nga ndotja, shtigjet e reja për biçikleta, të ndara nga trafiku i makinave, do të ndikojnë në joshjen e turistëve për vizitë në këtë pjesë të Komunës së Prizrenit dhe do ta rrisin sigurinë e komoditetin e çiklistëve gjatë shëtitjeve në natyrën e mrekullueshme të kësaj zone”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.