Prizrenit i shtohet edhe një destinacion i turizmit malor

21 qershor 2020 | 16:01

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren për komunitete, Memnuna Ajdini dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, kanë përuruar hapësirën e re për piknik në afërsi të fshatit Jabllanicë të kësaj komune.

Me investimet e realizuara nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, kjo hapësirë është rregulluar me ulëse, tavolina, strehë, çezme, kënd të lojërave për fëmijë dhe shtim të hapësirave gjelbëruese me fidane të reja. Me anë të këtij projekti, qytetit të Prizrenit i shtohet edhe një destinacion i ri në kuadër të turizmit malor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar të dielën Klinikën…