Problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri, temë diskutimi mes OAK-ut dhe Agjencisë së Ushqimit

24 dhjetor 2020 | 13:30

Problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri, testimi i të gjitha mostrave të produkteve, certifikata e kualitetit, domosdoshmëria e analizave për eksportim, ishin disa nga temat kryesore të cilat u diskutuan në mes të përfaqësueseve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

OAK-u në kuadër të këtij takimi ka njoftuar drejtoreshën, Ilirjana Zymberaj, dhe shefin e sektorit fitosanitar, Ismet Fejzullahun, lidhur me problemet dhe barrierat të cilat po i hasin bizneset prodhuese me testimin e të gjitha produkteve dhe eksportin e tyre.

Gjatë këtij takimi të përbashkët në mes të OAK-së, bizneseve dhe AUV-it, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësinë që të shpalosin problemet e tyre.

Në këtë takim është theksuar se kërkesë e përgjithshme e bizneseve ishte që mostrat e produkteve të merren nga inspektorët e AUV-it dhe jo të dërgohen nga bizneset, si dhe të saktësojnë faktin se vendosja barrierave nga Shqipëria që raporti i analizave për secilin produkt po ngritë koston për eksportim të produkteve.

Nga ana tjetër drejtoresha e përgjithshme e AUV-it, Ilirjana Zymberaj, ka falënderuar përfaqësuesit e OAK-së për inicimin e këtij takimi të përbashkët si dhe ka vlerësuar këtë takim jashtëzakonisht dobiprurës.

Përderisa drejtori i sektorit fitosanitar, Ismet Fejzullahu, ka potencuar se janë të gatshëm për rritje të bashkëpunimit.

Përfaqësuesit e OAK-ut kërkuan nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të gjitha problemet që janë duke hasur bizneset nga AUV-i dhe shtetet e rajonit t’i dërgohen OAK-së që së bashku të lobojnë për zgjidhjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka një urim të përzemërt për Presidentin…