Procedohen 7 milionë euro për bujqit e Kosovës

19 gusht 2022 | 11:20

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBZhR) Faton Peci, ka njoftuar se të premten është proceduar paga e radhës për subvencionet e bujqve.

7 milionë euro janë proceduar, ku do të përfitojnë 5 715 bujq. Peci ka thënë se po e përmbyllim javën me mbi 12 milionë e uro të proceduara për pagesë për 8 mijë e 806 bujq.

“E përmbyllim javën me 12 128 781 73 milionë euro të proceduara për pagesë për 8 806 bujq, përfitues të Programit për pagesa direkte / subvencione 2022 për çdo kulturë bujqësore. Vlera e proceduar për pagesë është rreth 7 milionë euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5 715.  Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 euro/kg, MBPZhR – AZhB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin administrativ Nr.02/2022.  Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në drejtoritë komunale për bujqësi në komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00. Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, po vazhdon shtypjen e vendimeve për të tjerë bujq përfitues dhe në momentin e procedimit për pagesë të listës së radhës, do iu mbajmë të informuar”, ka njoftuar Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohë e komplikuar për “Beckhams”. Victoria duket se është në…