Procedohen emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka proceduar në Kryesinë e Kuvendit për shqyrtim emrat e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).
Ministri i Arsimit, Shkencë dhe Teknologji (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka thënë se AKA-ja është e nevojshme që të jetë aktive sa më shpejt.
“Këto zhvillimet e fundit që kanë ndodhë kanë kontribuar në funksionalizimin e agjencisë, ashtu siç kemi kërkuar. Menjëherë pas rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës, ne kemi formuar komisionin ku kanë qenë të përfshirë pjesëtarë nga shoqëria civile dhe persona përgjegjës. Ka pasur komente edhe nga faktorët ndërkombëtarë, ku kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në hartimin e udhëzimit administrativ”, ka thënë Bytyqi, i cili ka shpjeguar ecurinë e përzgjedhjes së kandidatëve.
Anëtarët e propozuar për Këshillin Shtetëror të Cilësisë janë: prof. ass. dr. Vjollca Krasniqi, prof. ass. dr. Arta Jakupi, dr. sc. spec. Rozafa Koliqi-Lila, prof. dr. Magdalena Ziolo, prof. dr. Gazmend Luboteni, prof. dr. Herbert K. Amato, prof. dr. Xhavit Rexha, prof. msc. Jeffrey Butel dhe prof. ass. dr. Dukagjin Zeka.