Procedohet kërkesa e kompanisë “Kosmote Foods” për investime në Kosovë

28 gusht 2020 | 14:02

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka mbajtur takimin e radhës në të cilin ka shqyrtuar dhe miratuar disa kërkesa të investitorëve strategjikë.

Komisioni në fjalë ka proceduar edhe një kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik.

Me 5 vota për dhe 2 kundër u miratua për procedim tutje në zyrën e kryeministrit kërkesa e kompanisë “Kosmote Foods” për investime në Kosovë.

Vendimi u mor pas interpretimit ligjor nga Zyra ligjore e MTI-së, e cila ka konstatuar se komisioni mund t’i vazhdojë procedurat.

Ministri Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit ka theksuar se janë shtuar edhe katër investitorë potencialë për investime strategjike, të cilët i plotësojnë kushtet teknike, të kërkuara në bazë të ligjit për investime strategjike.

Ministri Krasniqi ka pohuar se kërkesat investitorëve potencial do të shqyrtohen javën e ardhshme, duke theksuar se shifra e investimeve të tyre arrin në 300 milionë euro.

Po ashtu, u votua unanimisht Grupi Operacional për shqyrtimin e kërkesës së kompanisë “MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC”.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në funksion të koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, sa i…