Procedohet në Kuvend Projektligji për inovacion shkencor
10 shtator 2018
| 13:58
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të mbajtur të hënën, e ka dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë.
Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, ka thënë se ky projektligj është shikuar nga komisionet përkatëse dhe i ka përmbushur të gjitha kriteret.
“Ne si komision këtë ligj e kemi përfunduar, por është dërguar në katër komisione të tjera që ta shqyrtojnë ligjin dhe sipas tyre ky ligj i përmbush të gjitha kriteret dhe e jona është ta votojmë sepse nuk kemi më çfarë ta zgjasim”, ka thënë Kurteshi.
/Epoka e re/ A. Shefkiu/