![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/haxhiu-1.jpg)
Procedohet në qeveri koncept-dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative
10 gusht 2023
| 13:41
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është proceduar në qeveri, koncept-dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative.
Me këtë rast, ajo ka thënë se me anë të kësaj gjykate do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e punës.
“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.