Procedohet në Qeveri Projektligji për ushqim dhe Projektligji për pijet e forta alkoolike
11 prill 2018
| 16:11
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka proceduar të mërkurën në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për ushqim dhe Projektligjin për pijet e forta alkoolike.
Procedimi i mëtejmë i këtyre ligjeve dhe miratimi i tyre do të ndikojë në krijimin dhe forcimin e mëtejmë të bazës ligjore për rregullimin e kërkesave në fushën e ushqimit, mbrojtjes së shëndetit publik dhe përcaktimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.
Projektligji për ushqim synon edhe rregullimin e çështjeve të fundit, të cilat kanë ndodhur në vend me produktet e mishit, kështu që MBPZHR-ja është konfidente se ky projektligj do ta ndihmojë sektorin e ushqimit në avancim sa më të përgjegjshëm.
/Epoka e re/