Procedohet për në Kuvend Projektligji për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve
23 janar 2018
| 13:05
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, ka proceduar për në seancë plenare Projektligjin për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve shtetëror.
Ky projektligj është cilësuar si tejet i rëndësishëm, mirëpo procedimi i tij është bërë pa përkrahjen e komisionit.
Amendamentet e grupit punues nuk janë përkrahur nga Lista Serbe, përderisa amendamentet e propozuara nga ky subjekt politik nuk kanë marrë përkrahjen e komisionit.
Gjithashtu është proceduar edhe Projektligji për infrastrukturën kritike, që deri më tani i ka munguar Kosovës. Ky projektligj është miratuar nga të gjithë anëtarët e komisionit. KK