Procedohet për në seancë plenare Projektligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
31 janar 2023
| 13:57
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhjen e radhës, e cila është kryesuar nga Bekë Berisha, kryetar i komisionit, ku u shqyrtua raporti me rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Me këtë rast, kryetari Berisha sqaroi se ky projektligj ka kaluar të gjitha procedurat nëpër komisionet përkatëse, ndërkaq në vijim u miratua nga anëtarë të Komisionit dhe procedohet në seancë plenare.
Komisioni në vazhdim ka mbajtur takim të mbyllur për të diskutuar edhe çështje të tjera.