Procedohet propozim-vendimi i Qeverisë për Pallatin e Rinisë
07 shkurt 2018
| 12:26
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka vendosur që ta procedojë propozim-vendimin e Qeverisë për ta kthyer Pallatin e Rinisë në menaxhimin e komunës së Prishtinës.
Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i këtij komisioni Dardan Sejdiu.
“Me 5 vota për dhe 1 kundër (PDK), Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal vendosi që të procedojë propozim-vendimin e Qeverisë për t’ia kthyer Pallatin e Rinisë qytetarëve të komunës së Prishtinës! Pallati po bëhet i Prishtinës!”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.