Procedurat burokratike pengesë për votuesit nga diaspora

29 gusht 2019 | 10:33

Nga data 30 gusht deri më 10 shtator, qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë mundësi që të mbushin formularët e tyre për të figuruar në regjistrin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Të drejtën për t’u regjistruar si votues Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e kanë edhe ata qytetarë që nuk kanë shtetësinë e Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas Ligjit për Shtetësi.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë për “Radion Evropa e Lirë”, se regjistrimi është i domosdoshëm sepse vetëm të regjistruarit e suksesshëm mund të votojnë përmes postës.

Elezi ka sqaruar se aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes postës në adresë të KQZ-së apo përmes faksit si dhe përmes e-mailit zyrtar.

“Duke filluar nga disa e sotme, në ueb faqen e KQZ-së dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të KQZ-së do të publikohen të gjitha informatat e nevojshme dhe më të detajizuara për këtë periudhë të procesit zgjedhor. Natyrisht se edhe në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë do të shpërndahen materialet e nevojshme informuese”, ka thënë Elezi.

Qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës llogaritet të jenë deri në 800 mijë, por, në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë deri më tani janë regjistruar vetëm rreth 400 mijë qytetarë.

Ndërkohë që sipas organizatës joqeveritare ‘Germin’ që merret me organizmin e diasporës janë rreth 350 mijë votues nga diaspora me të drejtë vote.

Liza Gashi, drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare ‘Germin’, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se votuesit nga diaspora kanë hasur në pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ajo thotë se kanë kërkuar nga KQZ që pengesa të tilla të mos përsëriten në zgjedhjet e 6 tetorit.

Gashi thotë se regjistrimi i votuesve nga diaspora ka procedura burokratike, procedura këto të cila edhe zbehin pjesëmarrjen e diasporës në proceset zgjedhore në Kosovë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/diaspora-zgjedhjet-votuesit/30133833.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjyra nuk është e vetmja gjë që mbetet kur bëni…