
Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, qartazi i komprometuar
28 mars 2025
| 09:02
Ardian Bajraktari
Stërkeqja e procesit gjyqësor edhe me dëshmitarë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjithnjë e më shumë po shpërfaqet. Me dëshmi të tilla dhe si ajo e dëshmitarit me numër 29, me dëmtime mendore, natyrisht se procesi është qartazi i komprometuar.
Nëse i falet besimi dëshmisë së dëshmitarëve me dëmtime mendore, kjo do të përbënte skandal të pafalshëm për drejtësinë.
Kurse “zhdukja” e një dëshmitari, po ashtu, është veprim që ngjallë doza dyshimi se si mund të ndodhë një gjë e tillë edhe përkundër masave që i ka zbatuar kjo gjykatë.
Krahas shumë shkeljeve, mungesa e kredibilitetit të dëshmive dhe dëshmitarëve e ka shoqëruar në vazhdimësi këtë proces, tashmë kjo po shpërfaqet sheshazi. Fatkeqësisht!