Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së, dëshmitari i 61-të përfundon dëshminë
06 maj 2024
| 14:42
Dëshmitari i 61-të ka përfunduar të hënën dëshminë e tij për rastin e liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pas tij, kishte për të vazhduar dëshminë dëshmitari tjetër me anë të një video-thirrjeje, por nuk ishte e mundur që kjo të zhvillohet, dhe seanca ka mbetur për të vazhduar nesër (e martë).
Charles Smith, kryetari i trupit gjykues, ka njoftuar se seanca do të vazhdojë nesër nga ora 09:00.