Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së, ‘Remi’ paraqitet në gjykatoren e Hagës
11 korrik 2023
| 13:52
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Mustafa është duke dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe leximi i deklaratës së betimit në gjykatore u bë në seancë publike.