Procesi i anëtarësimit në KE, Gërvalla: Mbetet ende punë për t’u bërë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar edhe opozitën për punën e bërë drejt votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“I drejtohet edhe të gjithë delegacionit të Kuvendit të Kosovës, më lejoni t’i përmend, t’i falënderoj me emër një nga një, Arben Gashi i LDK-së, Enis Garvan i grupit të deputetëve, Ariana Shsohi – Musliu e PDK-së, dhe Besnik Thairi i AAK-së, ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë, të frytshëm dhe përkushtimin tuaj për realizimin e këtij përkushtimi kaq të rëndësishëm”, ka thënë Gërvalla në Kuvendin e Kosovës.
Më tutje, ajo ka thënë se ende mbetet punë për t’u bërë për përfundimin e këtij procesi.
“Mbetet ende punë për të bërë, ndoshta deri në maj, por ndoshta edhe në një moment tjetër, e rëndësishme është që vota prej 82 për qind është konfirmim i fuqishëm që Kosova është një shtet me demokraci të konsoliduar”, ka thënë Gërvalla.