Procesi i Berlinit, Rama: Merkel mbajti gjallë atë që BE-ja po e shuan

05 korrik 2021 | 21:19

Në fjalën e tij në procesin e Berlinit, Rama falënderoi Merkel për atë që ka bërë për Ballkanin Perëndimor, duke u shprehur se kancelarja gjermane ka mbajtur gjallë shpresë tek e ardhmja, të cilën sipas tij, BE-ja po e shuan.

“E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por mendoj se procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja.

Është shumë e rëndësishme që ne të kemi më shumë autorësi në proces”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama theksoi se procesi i Berlinit është shtylla e procesit dha ajo çka ka shfaqur është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. “Është shumë e rëndësishme që të shmangin kurthin që të shndërrohemi dhe të bëhemi viktimë e vetove të ndërsjella apo nevojës për konsensus”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se procesi i integrimit Europian të rajonit të Ballkanit Perëndimor po shtypet nga nacionalizmat e BE-së.

“Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian të të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së.

Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, “Është kjo që është”, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi. E me këtë çka kemi, mendojmë vërtetë se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij, është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…