Procesi i Berlinit, Sveçla në takimin e ministrave të brendshëm: Kosova mbetet e përkushtuar dhe palë aktive

17 shtator 2024 | 20:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Në njoftimin për këtë takim, Zyra e Kryeministrit ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe palë active në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në margjina të këtij Samiti, Sveçla është takuar me Nancy Feaser, Ministre Federale e Punëve të Brendshme dhe Komuniteteve në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe me Dame Angela Eagle, Ministre e Shtetit për Siguri Kufitare dhe Azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Në të dyja takimet, Sveçla ka folur për prioritetet në luftimin e krimit të organizuar, migrimit të parregullt, kontrabandave të ndryshme dhe çdo ilegaliteti tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi po merr pjesë…