Procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të radikalizohet
Politologu Belul Beqaj ka vlerësuar se, pas ngjarjeve të fundit, procesi i deritanishëm për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është zhvlerësuar nga ideja e korrigjimit të kufirit. Ai ka theksuar se në këtë situatë çdo ide për vazhdimin e dialogut dhe për ekip negociues është aventurë e re.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka thënë se ky proces do të radikalizohet, madje edhe kërkesat e palëve.
Megjithatë, ai ka theksuar se kjo nuk duhet të jetë arsye për ndarje, por për zgjidhje të problemit brenda kufijve.
Beqaj ka thënë se vendosja e taksës është shërbim për politikën e ‘korrigjimit të kufirit’ mirëpo, sipas tij, mençuri racionale do të ishte reciprociteti politik e jo ai ekonomik.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)