Procesi i negociatave ‘ndërlikohet’ më shumë nga rrethimi i Mariupolit

19 prill 2022 | 14:14

Rrethimi rus i qytetit të Mariupolit ka komplikuar më tej procesin e negociatave për luftën në Ukrainë dhe është e vështirë të thuhet se kur mund të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta, ka thënë të martën për Reuters, negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak.

Podolyaku ka thënë në një përgjigje me shkrim për pyetjet nga “Reuters”-i se ai besonte se Rusia po punonte për të forcuar pozicionet e saj përmes një ofensive të re që ka nisur në Ukrainën lindore.

“Natyrisht, në sfondin e tragjedisë së Mariupolit, procesi i negociatave është bërë edhe më i ndërlikuar”, ka thënë ai për qytetin port jugor.

Rusia të martën u ka bërë thirrje forcave ukrainase që “menjëherë” të dorëzojnë armët dhe lëshoi një ultimatum të ri që mbrojtësit e qytetit-port të rrethuar të Mariupolit që të heqin dorë.

Paralajmërimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes u bë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën vonë për fillimin e një ofensive të re nga Moska që është e përqendruar në lindje të shtetit ish-sovjetik.

“Ne u bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve të Kievit që të tregojnë arsye dhe të japin urdhrat përkatëse për luftëtarët që të ndalojnë rezistencën e tyre të pakuptimtë”.

“Por, duke kuptuar se ata nuk do të marrin udhëzime dhe urdhra të tilla nga autoritetet e Kievit, ne u bëjmë thirrje (luftëtarëve) që vullnetarisht ta marrin këtë vendim dhe t’i dorëzojnë armët”, ka thënë në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Deklarata nuk e ka përmendur drejtpërdrejt një ofensivë të re tokësore në Ukrainën lindore.

Por, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka konfirmuar se forcat e tij po “zbatonin gradualisht planin tonë për të çliruar” Ukrainën lindore.

“Ne po marrim masa për të rivendosur jetën paqësore”, ka thënë ai në një takim televiziv me komandantët ushtarakë rusë.

Disa nga luftimet më të ashpra të fushatës ruse janë përqendruar rreth qytetit-port të Mariupolit.

Ndryshe, porti i Mariupolit ka ofruar një urë tokësore midis pjesëve të kontrolluara nga Moska të Ukrainës lindore dhe Gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Kremlini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është mjaft aktive në profilet…