Procesi i numërimit përfundon në 14 Qendra Komunale, numëruar 63.60% e votave për deputetë

16 shkurt 2025 | 18:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind të vendvotimeve apo 1.611 nga 2.533, nga votat e kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN)

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar në 14 QKN në Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

“Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar sot një video…