Procesi i regjistrimit të popullsisë në Gjilan, përfundon me sukses
23 maj 2024
| 10:52
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar regjistruesit e popullsisë të komunës, të cilët e kanë zhvilluar procesin pa asnjë telashe.
“Procesi i regjistrimit në Komunën e Gjilanit, ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem apo sfidë”, ka thënë Hyseni.
Më tutje, Hyseni ka thënë se sot (e enjte) ka ftuar në takim ekipin e jashtëzakonshëm, që kanë udhëhequr këtë proces.
“Ju jemi falënderues për angazhimin dhe punën tuaj të palodhur”, ka thënë Hyseni.