Procesi në Hagë mbyllet në 2025, ish-komandantët do dalin të pafajshëm”
08 prill 2023
| 18:01
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në gjykatën Speciale në Hagë pritet të mbyllet në vitin 2025.
Sipas tij, ish-komandantët do të dalin të pafajshëm nga ky proces së synon të njollosë figurën e tyre.
“Ky proces duhet të mbyllet për të mbyllur të gjitha pretendimet që janë ngritur gjatë dhe pas luftës, për vrasje për rrëmbim dhe krime të tjera. Qëllimi është që të njolloset subjektivisht UÇK”, tha eksperti.