![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-numerimi-votat.jpg)
Procesohen rezultate të reja nga numërimi i votave në Prishtinë – ja sa vota mori secili kandidat
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, janë procesuar rezultate të reja, pas numërimit të votave të qendrës së votimit në Fakultetin Filologjik.
Ekipi i Reporteri.net po e përcjell prej afër këtë proces, ku sipas rezultateve, në një vendvotim në këtë qendër votimi (1906/06), Lëvizja Vetëvendosje prin me vota në këtë vendvotim. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë 168 vota.
Kandidatët tjerë më të votuar të kësaj liste në këtë vendvotim janë: Glauk Konjufca me 137 vota, Donika Gërvalla 57, Avni Dehari 61, Albulena Haxhiu 79, Hekuran Murati 68, Xhelal Sveçla 74, Arben Vitia 54 e Ejup Maqedonci 45.
Kandidati i LDK’së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka marrë 75 vota në këtë qendër të votimit. Kandidatët tjerë më të votuar nga kjo listë janë: Doarsa Kica Xhelili me 45 vota, Hykmete Bajrami me 38, Kujtim Shala me 32, Jehona Lushaku Sadriu 30, Avdullah Hoti 27 e Lutfi Haziri 24.
Nga Partia Demokratike e Kosovës më i votuari në këtë qendër të votimit është kandidati për kryeministër Bedri Hamza, që ka marrë 49 vota. Pas tij renditet Memli Krasniqi me 26, Uran Ismaili me 23, Enver Hoxhaj me 16 dhe Vlora Çitaku e Rrahman Rama me nga 15 vota.
Ndërkohë, nga AAK më i votuari është kandidati për kryeministër, njëherit bartës i listës, Ramush Haradinaj, me 11 vota. Pas tij, renditet Time Kadriaj me 6, e Fatmir Limaj me 5.
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar.