Prodhimi i kokainës arrin nivele rekord ndërsa shfaqen qendra të reja trafiku
Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për Covid, tregon një raport i ri. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit në nivele rekord, përkatësisht me 35% midis 2021 dhe 2022.
Gjetjet sugjerojnë se qendra të reja për trafikim janë shfaqur në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.
Raporti tha gjithashtu se trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët.
Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet.
Ndërsa raporti thoshte se tregjet në Afrikë dhe Azi ishin “ende të kufizuara”, Ghada Waly i OKB-së tha se potenciali që tregu të zgjerohej atje ishte një realitet i rrezikshëm.
Raporti Global mbi Kokainën tha se rritja e prodhimit ishte rezultat i një zgjerimi në kultivimin e kokainës, si dhe përmirësime në konvertimin e kokainës në kokainë pluhur.
Në raport bëhet me dije se: “Të dhënat e konfiskimeve sugjerojnë se roli i Afrikës, veçanërisht Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, si një zonë tranziti për kokainën në rrugën e saj drejt tregjeve në Evropë është rritur ndjeshëm që nga viti 2019”./MCNTV