Prodhimi i municioneve, Kurti publikon vendimin

27 nëntor 2024 | 14:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka publikuar vendimin e qeverisë për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e procedurave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë në Republikën e Kosovës.

Sipas vendimit, kryesues i komisionit do të jetë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kurse, anëtarë të këtij komisioni do të jenë: Hekuran Murati, ministër i Financave, Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë.

Sipas vendit, kryesuesi mund të ftojë zyrtarë tjerë publik dhe ekspert të ndihmojnë punën e komisionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të njëjtin numër si babai i tij, numri 10,…