Prodhimi i letrës higjienike vjen nga pandat
22 dhjetor 2017
| 10:30
Kina ka shumë vizitorë për shkak të pandave gjigante. Rezervati kombëtar i pandave në provincën Sichuan ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani letre për t’i ricikluar mbetjet e kafshës.
Çdo panda e rritur prodhon më shumë se 10 kilogramë të feçeve në ditë. Së bashku me jashtëqitjen të quajtur ndryshe si “topa të gjelbër”, pandat prodhojnë rreth 50 kilogramë mbeturina ushqimore në ditë, të përbërë kryesisht nga bambu të pangopura.