Prodhimi në Eurozonë përmirësohet gjatë muajit mars
Indeksi i Menaxherëve të Blerjes (PMI) të sektorit të prodhimit të Eurozonës postoi një rritje të shpejtë në mars me përmirësimin e kushteve të funksionimit në shkallën më të madhe në gati 24 vitet e mbledhjes së të dhënave.
PMI shënoi rritje 62.5 pikë në mars nga 57.9 pikë në shkurt, thuhet në raport, duke shtuar se ekonomia prodhuese e Eurozonës “pati një performancë jashtëzakonisht të fort” muajin e kaluar.
“Indeksi tani është regjistruar mbi nivelin 50 pa ndryshimin që ndan rritjen nga tkurrja për 9 muaj rresht”, tregon raporti.
Gjermania dhe Holanda kryesuan Eurozonën me shifrat më të larta të PMI prej 66.6 pikë dhe 64.7 pikë. Disa vende të tjera gjithashtu shënuan rritje të forta në mars.
Raporti paralajmëroi në lidhje me furnizimin dhe problemet logjistike duke thënë se, “kohët mesatare për shpërndarjen e inputeve u zgjatën me një normë të paparë” mes sfidave në “burimet e inputeve për shkak të mungesës së produkteve”. /Telegrafi/