Prodhimi në Gjakovë po rritet me një hov të jashtëzakonshëm, Gjini vizitova kompaninë “IMP”

19 janar 2024 | 01:20

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vizituar kompaninë “IMP”, e cila se fundi i është shtuar tregut të Gjakovës, e që merret me prodhimin e pjesëve të ndryshme të makinerive.

“Me një teknologji tejet moderne, të sjellë nga Amerika, kjo ndërmarrje e themeluar nga “Rronifer Group”, prodhon mbi 80 lloje të pjesëve rezervë të makinerive, duke hyrë fuqishëm në treg,  jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan e në Evropë”, ka shkruar Gjini në njoftimin e tij.

Njoftimi i plotë i Ardian Gjinit:

Prodhimi në Gjakovë po rritet me një hov të jashtëzakonshëm!

Sot, vizitova kompaninë “IMP”, e cila se fundi i është shtuar tregut tonë, e që merret me prodhimin e pjesëve të ndryshme të makinerive.

Me një teknologji tejet moderne, të sjellë nga Amerika, kjo ndërmarrje e themeluar nga “Rronifer Group”, prodhon mbi 80 lloje të pjesëve rezervë të makinerive, duke hyrë fuqishëm në treg,  jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan e në Evropë.

Përveç planeve për rritje të kapaciteteve prodhuese, “IMP” ka marrë përfaqësinë nga kompania prestigjioze amerikane “Haas”, për të hapur shkollë profesionale, me qëllim të aftësimit teknik e të rinjve në këtë lëmi.

Unë isha aty për të ju ofruar mbështetjen institucionale, siç kam bërë me çdo biznes tjetër në Gjakovë. Sepse vetëm me bashkëpunim mund të arrijmë te kemi sukses.

https://m.facebook.com/photo.php?fbid=932649395087868&id=100050284488227&set=a.476044417415037&mibextid=WC7FNe
https://m.facebook.com/photo.php?fbid=932649395087868&id=100050284488227&set=a.476044417415037&mibextid=WC7FNe

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studiuese kinez hartoi strukturën e virusit që shkaktonte COVID-19…