
Prodhohet birra e parë në botë nga kanabisi
24 korrik 2018
| 10:55
Shkencëtarët në një laborator të vogël të Ontarios po testojnë enzima dhe eksperimentojnë me fermentimin e kanabisit.
Teknikat e tyre nuk janë të reja, por fokusi i tyre është një risi për mbarë botën. Ata po zhvillojnë atë që përshkruhet si birra e parë në botë e prodhuar nga kanabisi.
Shumica e birrave të kanabisit në treg janë joalkoolike, të prodhuara nga elbi dhe të mbushura me vaj marihuane.