Prodhohet makina e parë fluturuese, shoferët do të jenë në gjendje…
16 shkurt 2021
| 11:06
Ëndrra e një makine fluturuese sapo erdhi edhe një hap më afër realitetit. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dha miratimin për një automjet hibrid në tokë-ajër që mund të fluturojë me shpejtësi 160 kilometra në orë.
Terrafugia Transition mori një certifikatë specialiteti të aftësisë ajrore të Avionëve të lehtë, duke i dhënë asaj dritën jeshile për ngritjen.
Megjithatë do të duhet edhe një vit, apo edhe më shumë, para se këto makina të jenë “legale në rrugë”.
Sipas kompanisë, shoferët do të jenë në gjendje që të ngrihen dhe të ulen në aeroporte të vogla ose autostradë.
Terrafugia shpreson që të ketë prodhim dhe miratim për hibridin në vitin 2020, por ata që do ta marrin atë do të kenë nevojë për patentë dhe certifikatë pilotimi.