Prodhohet proteza e krahut me ultratinguj
14 dhjetor 2017
| 10:37
Jason Barnes, i cili humbi një pjesë të krahut të djathtë në një aksident pune pesë vjet më parë, është pajisur me një krah prostetik të dizajnuar nga studiuesit e Georgia Tech.
Krahu protezë i jep mundësi Barnes të ketë kontroll në secilin prej gishtave. 28-vjeçari ka humbur parakrahun në vitin 2012, megjithatë ka ende muskuj në gjymtyrën e tij që kontrollojnë gishtat.