Prodhuesit e Bitcoin konsumojnë energji sa e gjithë Argjentina

08 mars 2021 | 12:03

Nxjerrja e Bitcoin në të gjithë botën konsumon një sasi të energjisë elektrike të barabartë me nevojat e të gjithë Argjentinës. Të dhënat u komunikuan disa ditë më parë nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, të cilët zhvilluan “Cambridge Bitcoin Electricity Consumption Index”, një indeks që mat sasinë e energjisë së përdorur globalisht për nxjerrjen e kriptovalutave. Pse nxjerrja e bitcoin-eve kërkon kaq shumë energji elektrike? A ia vlen?

Bitcoin është një kriptovalutë, domethënë një monedhë elektronike që krijohet digjitalisht përmes software-it specifik. Procesi i gjenerimit të Bitcoin përfshin zgjidhjen e llogaritjeve shumë të komplikuara që kërkojnë kompjuterë shumë të fuqishëm të pajisur me procesorë veçanërisht me performancë të lartë. Ata që nxjerrin Bitcoin përdorin super kompjuterë të veçantë, shpesh të vetë-ndërtuar dhe të pajisur me dhjetëra procesorë që punojnë njëkohësisht me qëllimin e gjenerimit të monedhës digjitale. Kërkojnë sisteme ftohje shumë efikase dhe të etura për energji, të cilat janë thelbësore për të shmangur mbinxehjen e makinerive.

Vlera e bitcoin në vitet e fundit ka pësuar disa luhatje. Pas një rritjeje të parë në fund të vitit 2017 që për disa javë bëri që ajo të kalonte nga 700 në mbi 15 000 dollarë, Bitcoin mbeti pak a shumë i fjetur deri para disa javësh, kur deklaratat e Elon Musk dhe blerja e Bitcoin prej Tesla-s mbi 1.5 miliardë dollarë e kanë rritur vlerën e saj në mbi 43 000 dollarë.

Interesi i ripërtërirë në monedhën digjitale ka shtyrë të apasionuarit dhe kureshtarët e thjeshtë të provojnë forcat e tyre në nxjerrjen e monedhës, me shpresën për të marrë të ardhura brenda një kohe të shkurtër.

Por nxjerrja e Bitcoin është një proces i komplikuar dhe veçanërisht i shtrenjtë nga pikëpamja e energjisë. Sipas studiuesve të Kembrixhit, nxjerrja e Bitcoin konsumon 121.36 terawat orë (TWh) energji elektrike, d.m.th. sa e tërë Argjentina. Kjo do të thotë që, deri më sot, kriptovaluta është përgjegjëse për konsumin e 0,5% të të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në botë.

Sipas studiuesve të Kembrixhit, konsumi i energjisë elektrike për nxjerrjen e bitcoin është vendosur të rritet derisa çmimi i bitcoin të bjerë përsëri. Dhe në atë pikë, do të kuptohet nëse aktiviteti i nxjerrjes së Bitcoin do të jetë akoma i përshtatshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës…