Prodhuesit francezë do të prodhojnë pajisje ushtarake në territorin e Ukrainës
08 mars 2024
| 10:48
Franca është duke planifikuar që disa prej prodhuesve të saj të armëve të prodhojnë pajisje shumë të nevojshme ushtarake drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës për ta ndihmuar këtë shtet në luftën kundër Rusisë, ka thënë të premten ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu.
“Tri kompani franceze do të ndërtojnë bashkëpunime me kompani ukrainase, në veçanti në sektorët e dronëve dhe pajisjeve tokësore, për të prodhuar pjesë rezervë në territorin ukrainas, dhe ndoshta municion në të ardhmen. Ideja është që t’i kemi njësitë e para të prodhimit duke funksionuar këtë verë, ka thënë ai, raporton agjencia “Reuters”.
Ai ka lënë të kuptohet se në këtë plan përfshihet prodhuesi i tankeve, KNDS.