Prodhuesit ndërkombëtar synojnë rritjen e investimeve në Shangai

21 prill 2019 | 14:41

Prodhuesit ndërkombëtar të makinave synojnë të rrisin investimet në Kinë, ndërkohë që vendi ka bërë të ditur se do të hapet ndaj investimeve të huaja.

Shfaqja e makinave në Shangai që nisi më 18 Prill dhe do të vazhdojë deri ditën e Enjte, ka tërhequr shumë marka të famshme botërore, përfshirë Tesla, Infiniti, BMW dhe Volkswagen, për të shfaqur produktet e tyre. Prodhuesi amerikan i makinave elektrike, Tesla,  nisi ndërtimin e një fabrike të re në Shangai në muajin janar.

Kjo përbën fabrikën e parë të kompanisë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe kompaninë e parë të zotëruar tërësisht nga aksionerë të huaj në  Kinë. “Kjo super fabrikë në Shangai, do të jetë fabrika më e avancuar në botë dhe një model  i prodhimit të qëndrueshëm”, tha Robin Ren, zv/Presidenti i Tesla.

Marka luksoze e Nissan, Infinit, pritet të përfshihet në tregun gjigant të makinave elektrike në Kinë.  Në fund të vitit të kaluar, BMW lajmëroi se është bërë prodhuesi i parë i makinave që zotëron mbi 50% të investimit që ka në Kinë, pasi vendi ka pasur limite, shkruan “scantv”.

Një tjetër markë gjermane, Volkswagen, ka plane të mëdha për tregun elektrik në Kinë. “Deri në vitin 2025, synojmë një volum prej 1.5 milionë makina elektrike në Kinë, prandaj dhe ky vend ka rëndësi në elektrifikimin”, tha Herbert Diess, kryetari i bordit të Volkswagen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isa Ferizaj Pasditja e shtatëmbëdhjetë e këtij prilli, sikur më…