Prodhuesit vendor të AKB-së mbështesin ushtrinë e Kosovës
Prodhuesit vendor të AKB-së mbështesin ushtrinë e vendit tonë përmes ofrimit të zbritjeve në produkte për të gjithë ushtarakët!
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot me Aleancën e Biznesit Kosovar, kryesuar nga kryetari Agim Shahini, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit.
Me këtë rast, të gjithë përfaqësuesëve të bizneseve tona u shpreha falënderimin dhe mirënjohjen për vullnetin e tyre të shprehur për mbështetjen e pjesëtarëve të FSK-së duke u mundësuar zbritje në produkte, artikuj dhe shërbime nga bizneset të cilat të listuara i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://eu.docworkspace.com/d/sAFbKmYyeua-oAfqFwMSvpxQ
Ndërsa nga ana e tij, kryetari i AKB-së, z. Shahini u shpreh se kjo iniciativë është shprehje e vullnetit të ndërmarrësve për mbështetje të sigurisë së vendit në formë ekonomike. Gjithashtu, ai u zotua se në vazhdimësi do të rritet numri i bizneseve vendore të cilat do të mbështesin FSK-në.
Nga ana jonë, përmes stafit ushtarak do të mbështesim AKB-në, në fushatën tradicionale “Javët e biznesit kosovar”, me qëllim të promovimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore.