Produktet “Made in Kosova”, suksesshëm depërtuan në tregjet evropiane
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt, kanë vizituar të martën Ininiciativën për Zhvillimin e Bujqësisë – IADK!.
“E vizituam edhe Qendrën Edukuese të Fermerëve, një organizim shembullor, si dhe takuam edhe disa fermerë përfitues të granteve investive në Studime të Epërme dhe të Poshtme të Vushtrrisë!. IADK me punën dhe përkushtimin e stafit profesional, përmes donacioneve nga GIZ dhe parnerët tjerë gjerman, ka mbeshtet dhe po mbështet qindra fermer të vegjël anekënd vendit tonë në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi, e sidomos sektorin e bimëve aromatike mjekësore dhe atë të fruatave të malit nē veçanti!. Produktet Made in Kosova, bimët aromatike mjeksore dhe frutat e malit sukseshëm kanë depërtuar në tregjet europiane, eksporti i tyre në vendet e rajonit dhe Europës ka arritur në 95%!. Mirënjohje për punën të gjithë donatorëve gjerman dhe stafit të IADK”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.