Produktet ushqimore në Kosovë më të shtrenjtat në rajon

02 janar 2019 | 18:00

Kosova ka çmime shumë të larta të produkteve ushqimore bazë, në krahasim me vendet e rajonit.

Nga produktet e njëjta të blera në Prishtinë, Tiranë, Preshevë e Shkup shihet dallimet që kanë çmimet e këtyre produkteve.

Çmimet e ushqimeve në vendet e rajonit, pothuajse janë të njëjta me ato të Evropës. Pavarësisht se këto vende, radhiten me shkallë të papunësisë së lartë.

Për të parë se në cilat vende janë çmimet më të larta, ekipi i “KosovaPress”-it, ka bërë një hulumtim. Në këto katër vende janë blerë: vaji, sheqeri, kripa, mielli, një pako vezë, kafe, qumësht, domate dhe qepë. E çmimet më të larta kanë qenë në Prishtinë.
1 litër vaj, një pako sheqer, miell, kripë, ve, kafe, qumësht, domate dhe qepë, kanë kushtuar tetë euro e 66 cent, në njërën nga marketet e kryeqytetit.

Image

E këto çmime, vështirë të përballueshme po janë për qytetarët. Hasan Syla nga Prishtina, thotë se me pagat mujore që sigurojnë është shumë vështirë të mbijetojnë. “Çmimet në krahasim me rrogat që i kemi janë të larta. Ne i kemi çmimet të barabarta me gjashtë shtetet e Evropës që janë. I kemi disa çmime të barabarta me ta. Kurse rrogat i kemi shumë më të ulta se ata… Ne i përballojmë po qysh i përballojmë, ne 30 për qind nuk mundemi me i përballu. Nuk përballohen me 75 euro me 150 euro. Një person i shpenzon ato, jo familja ”, ka thënë Hasan Syla.

E njëjtë thotë edhe qytetari Pajazit Halimi.

“Çmimet këtu në Kosovë, për çmimet se jemi ne këtu si punëtorë, që marrim pagën 250 euro, janë shumë të larta. Në Kosovë është një kllapë e madhe, janë duke bërë me punëtorët maltretime me rroga 250 euro, kjo është një katastrofë e madhe”, u shpreh Halimi.

Ali Hajra thotë se artikujt e përditshëm kanë një çmim të lartë, dhe se janë dyfishi i vitit të kaluar.

“Çmimet janë mjerisht të larta dhe kur dalin publikisht thonë, në vitin e kaluar kaq dhe tash një zero për qind ose një për qind janë më të larta që nuk është e vërtetë fare. Me artikujt që i kemi të përditshëm çmimet janë shumë shumë më të larta, dyfishi i vitit të kaluar. Ne ato në kurrizin tonë i hetojmë. Dhe është turp që me të vërtetë askush nuk ndërmerr diçka për të pasur më tepër nën kontroll lëvizjen e çmimeve”, ka deklaruar ai.
Të njëjtat produkte janë blerë edhe në Preshevë. Të cilat kushtuan 6,88 cent.

Image

Preshevë
Por, qytetarë të Preshevës thonë se këto çmime janë katastrofale për ta.
“Çmimet janë katastrofale krahasuar me qytetet e mëdha , si për shembull Beogradi, Nishi. Paga nuk marrim hiç. Pagat janë shumë të ulëta. Këtu ka do të thotë krizë”, tha Mirsad Ilazi, qytetar i Preshevës.

Derisa Driton Bina thotë se, “duke pasur parasysh papunësinë këtu, papunësinë e lart që është dhe rrogat e ulëta, çmimet nuk janë edhe të ulëta. Janë më shumë se sa që duhet të jenë. Duhet të jenë më të ulëta. Më shumë duhet punuar për të ulin papunësinë”.

Të gjitha këto produkte në Shkup kanë kushtuar tetë euro e gjashtë cent.

Image

Shkup
Qytetaro Brahim Kadrija jeton në Zvicër, dhe sa herë që vjen në Shkup për pushime, thotë se shpenzon shumë, për shkak të çmimeve të larta.

“Nuk janë për neve shumë të larta, por për këta që jetojnë këtu janë të shtrenjta. Më shtrenjtë i kanë. Prej kur jam ardhur 1000 franga i kam shpenzuar”, tha ai.

Njëjtë thotë edhe Shaban Ajtini. “Çmimet këtu janë shumë të larta dhe me rrogën këtu, nuk mund të arrijmë. Për ne që punojmë jashtë, çmimet janë të vogla, por për këta që jetojnë këtu janë shumë çmimet e larta”, u shpreh ai.

Image

Tiranë
Produktet të cilat janë blerë në Tiranë, kanë pasur çmim pothuajse të njëjtë me atë të Prishtinës. Të gjitha këto gjithsej kanë kushtuar tetë euro e 53 cent.

“Në kuptimin e çmimeve, në atë se sa kemi të ardhura ne si pensionist, për neve janë një çik të shtrenjta. Për mua, nuk i përballoj dot”, thotë Rifat Hoxha.

E ashtu thotë edhe qytetari Arben Ulqana.

“Krahasuar me tregun, duke filluar nga qiratë dhe me radhë, çmimet janë relativisht të larta. Fajtor normalisht janë qeveritë, ata që programojnë zhvillimin e vendit. Normalisht ky vend do të kishte ecur me hapa më të mirë të mirëqenies”, tha Hoxha.

Derisa pensionisti Usa Malolli thotë se këto çmime i përballon me shumë vështirësi.

“Unë si pensionist them që të paktën në familjen time përballojmë me vështirësi ato të cilat janë të domosdoshme. Pra, nuk bëhet fjalë për shpenzime shtesë”, tha Malolli.

aktualisht ka 30 për qind të popullsisë të papunë. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.0%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…