Prof. Dr. FLAMUR HYSENI, EMËR I MADH I SHKENCËS

29 qershor 2018 | 21:23

Nga fusha kushtetuese dhe administrative në Kosovë, promovohet doktori më i ri në në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Prof. Dr. FLAMUR HYSENI, EMËR I MADH I SHKENCËS

Ngjarje e rëndësishme e shkencës shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti!

Të mërkurën, më 27 qershor 2018, nga ora 11:00 deri në ora 13:00, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, në Amfiteatrin 2, me një ceremoni solemne publike në prani të familjes, të shumë personaliteteve të jetës shkencore, akademike dhe politike, Mr. Sc. Flamur

Hyseni ka mbrojtur me sukses doktoraturën me temën: “Ndikimi i procesit të integrimit evropian në sovranitetin shtetëror – analizë kushtetuese dhe krahasuese”

Komisioni vlerësues në përbërje:

Prof. Dr. Osman Ismaili (kryetar)
Prof. Asoc. Dr. Gjylieta Mushkolaj (anëtare)
Prof. Asoc. Dr. Jeton Shasivari (anëtar i jashtëm nga Fakulteti Juridik i UEJL Tetovë)
Prof. Dr. Visar Morina (mentor).

/Epoka e re/
Prishtinë, 29 qershor 2018

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Britanisë të ofrojë një plan…